Magazina

Ivanka dhe Melania mbulojnë flokët përballë Papës, por jo në Arabi? Ja pse e bënë këtë gjest (Foto)

Written by admin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ndodhet në Romë për vizitë si pjesë e turit të tij, i cili filloi me Arabinë Saudite dhe do të përfundojë në Siçili.

Krahas mesazheve të vizitave të Trump, mediat janë tepër të fokusuara tek Melania dhe Ivanka që shoqërojnë presidentin duke pasqyuruar edhe veshjet e tyre në vendet respektive.

Ajo që u ka bërë përshtypje mediave ndërkombëtare kësaj radhe është veshja e Ivankës dhe Melania në takimin me Papa Françeskun. Ato janë veshur të dyja me të zeza dhe kanë vendosur shall në kokë, ndërkohë që Melania i ka mbuluar thuajse plotësisht flokët.

Por, ndërkohë që janë përpjekur të mbulojnë flokët përballë Papës, ato nuk e kanë bërë këtë në Arabinë Saudite ku mbulesa është detyrim për gratë, transmetojnë mediat britanike.

Gjatë vizitës atje, Melania dhe Ivanka u veshën me rroba të gjata duke mos zbuluar krahët dhe këmbët, por nuk mbuluan flokët, ndryshe nga takimi me Papën.

About the author

admin

Leave a Comment